Si çdo viti, Lonely Planet ka publikuar listën me 10 prej destinacioneve më të mira për t’u vizituar në Europë gjatë 2018.

Rajoni italian i Emilia Romagna mban vendin e parë në këtë listë me 10 destinacione, duke u pasur me shtete si Spanja, Anglia, Franca dhe Greqia.

Surpriza e kësaj liste ishte qyteti skocez, Dundee, i cili u bë pjesë e saj në sajë të zhvillimit kulturor dhe ndryshimit mbresëlënës të portit të qytetit.

Kjo listë e cila publikohet çdo vit nga Lonely Planet, përpilohet nga ekspertë nga vende të ndryshme të Europës, të cilët evidentojnë vendet më të veçanta për t’u vizituar, të cilat janë lë, në në harresë, apo që nuk kanë një numër të madh vizitorësh apo edhe ato vende qe nuk janë zbuluar ende, shkruan “monitor”.

Emilia Romagnia u rendit në vend të parë, duke kaluar Toskanën, Campanian dhe Veneton. Sipas ekspertëve ky rajon, që përfshin qytetet e Bolonjës, Ferrarës dhe Riminit është destinacioni ideal për të gjithë ata turistë që duan të provojnë gatimet më të mira tradicionale italiane.
E.-Romagnia
E dyti në listë vjen, Cantabria, një rajon i pavarur në veri të Spanjës, që përfshin qytetin e Santanderit.
Cantabria
Qyteti Friesland në Holandë renditet i treti, i cilësuar nga ekspertët e Lonely Planet si një prej qyteteve më të gjallëruara.
netherland
Shteti i Kosovës, i prezantuar me foto nga qyteti i Prizrenit, ishte padyshim edhe një surprizë tjetër e kësaj liste, duke u renditur i katërti dhe duke ia kaluar kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës që renditet në fund të kësaj liste.
prozren
E pesta renditet Provence e Francës, e njohur për fushat e saj me lavender dhe ullinj.
provence
Më pas vazhdon qyteti i Dundee në Skoci, një tjetër surprisë e kësaj liste. Në këtë qytet në fund të shtatorit do të hapet një prej muzeve më të famshëm V&D, i cili ndodhet në breg të lumit Tay.
dundee

dundee-2
Në vendin e shtatë renditen ishujt Cyclades të Greqisë.
ishull-grei
Ndërtesat shumëngjyrëshe dhe rrugët e ngushta me kalldrëme të Vilniusit, kryeqytetit te Lituanisë, e rendisin këtë të fundit në vendin e tetë.
vilnius
Rajoni Vipava në Slloveni renditet i nënti.
slloveni
Ndërsa ashtu siç e përmendëm edhe më sipër, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, renditet i fundit në listën e 10 destinacioneve më të mira për t’u vizituar gjatë 2018.

tirana

LEAVE A REPLY