“Negociatat nuk hapen në qershor”, zbulohet dokumenti i KE për Shqipërinë e Maqedoninë

0
588

Ndërkohe që dje mediat gjermane flisnin për skepticizëm lidhur me hapjen e negociatave për vendin tone, duke e cilësuar ketë verë shumë herët, një dokument ende jo zyrtar qe po qarkullon se fundmi ne zyrat e Komisionit Europian ne Bruksel nuk i jep aspak shprese Shqipërisë për hapjen e negociatave ne fund te Qershorit.

‘Makfax’, agjencia maqedonase e lajmeve, duke iu referuar burimeve te veta në Bruksel ka zbuluar dokumentin, sipas te cilit, disa vende të BE-së kanë vendosur një bllok në fillim të negociatave të pranimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Shënimet në dokument, me përjashtim të Maqedonisë, vlejnë edhe për Shqipërinë.
dokumenti-i-be-negociatat
Sipas ‘Makfax’ prapa dokumentit negativ, nuk janë të gjitha shtetet anëtare të BE dhe dokumenti qarkullon midis atyre që janë kundër fillimit të negociatave në qershor.

Edhe pse komisioneri i BE Johannes Hahn theksoi qershorin si datë fillimi për negociatat, dokumenti thekson se fillimi i negociatave është i mundur vetëm pranverën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here