Plazhi i Rrjollit i ngjane Shkretires ! Asnje përgatitje nga Bashkia Shkoder  per sezonin turistik te kësaj vere

0
1587

E pabesueshme, jo me shume se 10 veta ditën e shtune ne plazhin e Rrjollit te Velipojës, kur normalisht si dite pushimi dhe mjaft e përshtatshme për plazhe, duhej te ishin me mijëra pushues ! Po ku te shkojnë pushuesit ? Rrjolli, nder zonat me te bukura te brigjeve te Adriatikut, noton mes plehrave dhe germallave ! Çuditërisht, Bashkia Shkoder e ka deklaruar hapjen e sezonit turistik me datën 19 maj, por ne Rrjolle nuk ka qofte edhe një mase përgatitore për këtë sezon. Nuk behet fjale as per banjo publike, as per ujesjelle dhe as per rregullimin e nje ure, qe shkurton lidhjen e pushuesve me plazhin ! Njëra nga 10 pushueset e kësaj te shtune, thotë se çuditet me këtë gjendje:

Ne Rrjoll kishin ardhur edhe një çift nga Gjermania, te cilët çuditeshin me këtë situate papastërtie, si dhe me mungesën e pushuesve ne këtë plazhe. Dhe ndërkohe qe ne filmojmë këtë germalle ne Rroje te Velipojës me datën 26 maj, na vjen ndermen operacioni i prishjes se lokaleve pa leje ne këtë plazhe me datën 11 dhjetor te vitit te kaluar ! Atëherë u theksua se këto lokale shembeshin për te sistemuar plazhin e Rrjollit për sezonin verore turistik ! Por ne fakt jo vetëm qe nuk ka asnjë sistemimi, por i ngjanë një shkretire ! Te krijohet përshtypja se ato lokale u prishen jo për te sistemuar plazhin, por për ta abandomuar plazhin e Rrjollit ne gjithë gjatësinë e tij prej 4 kilometër ! Gjendja e sotme pikërisht këtë tregon !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here