Protesta, Lulzim Basha nis fjalimin: Dielli i shqiptarëve lind në perëndim

0
526

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka nisur fjalimin e tij para mijëra shqiptarëve që i janë bashkuar opozitës në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Fjalimi i Lulzim Bashës:

Ndritna, zgjona!

Një shekull e gjysëm më parë, këto fjalë monumentale janë sot më të vërteta se kurrë.

Sot në këtë shesh jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e të vërtetës, për diellin tonë që lind në perëndim, për atë dritë që na u mohua në gjysmë shekulli komunizëm dhe na u mjegullua në këto 3 dekada e tranzicionit dhe na u bllokua nga retë e zeza të korrupsionit.

Por atëherë kur është me errët njeriu e kërkon më shuam dritën.

Sot sytë tanë kërkojnë dritën që vjen nga perëndimi edhe pse ajo shkëlqen nga larg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here