Regjisorja Di Martino ne Shkoder, shfaq per publikun filmin qe konkuroj ne bienalen e Venezias

0
602

 

Ra di Martino është një prej emrave të njohur të botës së artit, pasi filmat e saj, instalacionet dhe fotografitë janë ekspozuar e shfaqur në shumë festivale filmi, nga Italia, në New York, Berlin, Londër e shumë shtete të tjera të botës. Për herë të parë ajo ka mbërritur në tokën Shqiptare, për t’iu bashkuar festivalit të ekranit të filmit, ku do të prezantojë filmin e saj “Controfigura”. Ky film është shfaqur për herë të parë në Bienalen e Venecias në vitin 2017 si dhe në festivalin Lo schermo dell’arte, po atë vit.

Sinkron … Jam artiste vizive, kam punuar kryesisht ne kete fushe. Por desha te bej nje film me metrazh te gjate. Eshte nje realizim mes filmit, fiktionit dhe dokumentarit. Nuk kam qene me heret ne Shqipëri dhe eshte kenaqesi te njohesh nje vend per here te pare, aq me shume permes punes qe ti ben. Eshte hera e trete qe bashkepunoj me schermo del arte. Do prezantoj filmin tim qe me heret kam marre pjese ne Bienalen e Venezias, apo ne Firenze. Me duhet ta pranoj qe eshte e veshtire te besh nje film jo komercial. Duhet ta besh me mbeshtetjen e njerezve profesionist, e qe njohin punen tende. Jam e kenaqur per realizimin.

Regjisorja Italiane e pyetur nëse njeh artistë Shqiptarë dhe kinematografinë e vendit tonë, shprehet:

Njoh disa artiste Shqiptare, qe udhetojne ne vende te ndryshme, por njoh shume pak kinematografine Shqiptare dhe nuk di cfare te them.

Rä di martino ëshë diplomuar në Chelsea College of Art dhe Slade School of Art. Pasi kaloi disa vite në Londër dhe Nju Jork, tani jeton dhe punon në Itali. Me dokumetarin The Shoë MAS Go On mori pjesë në Festivalin e Filmit të Venecias, ku fitoi çmimet SIAE dhe Gilo Pontecorvo, “Special Mention” në Salina DocFest, çmimin Nastro d’argento për filmin dokumentar më të mirë në 2015 dhe në 2017 mori pjesë përsëri në Festivalin e Filmit të Venecias me filmin Controfigura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here