Bashkia kujtohet “pas pilafit” per “doren e forte” tek Vllaznia. Ndeshkon futbollistet pasi Vllaznia ra

0
764

Ne 7 vite, klubi i futbollit Vllaznia mund te jete ndoshta i vetmi ne europe qe asnjehere  nuk ka ndeshkuar lojtaret e tij per performancen ne fushen e lojes. Qe ne momentin qe bashkia e Shkodres mori drejtimin e klubit e deri sot, qe Vllaznia ra ne kategorine e dyte, drejtuesit asnjehere nuk moren masa ndeshkimore ndaj futbollisteve per paraqitjen e tyre, megjithese nje gje e tille ndodh ne te gjithe boten e madje ka patur raste edhe ndaj yjeve boteror si Ibrahimovic, Bale, Lewandowski apo Higuain. Arsyeja eshte e thjeshte dhe parashikohet ne cdo kontrate: “Mungese performance dhe rezultatesh”.

Tek Vllaznia, megjithese ka vite qe rrezikon te bjere nga kategoria dhe lojtaret cilesor nuk mungojne, vetem sot, pasi kane perfunduar ne kategorine e pare, jane kujtuar te marrin masa. Keshtu,  lojtarët e Vllaznisë jane denuar me gjobe te dy muajve te fundit te rrogave.

Shkresa i është dërguar lojtarëve dhe mban firmën e administratorit të klubit Astrit Gjyrezi.

Natyrisht qe pesha e fajit eshte e barabarte mes futbollisteve dhe drejtuesve te klubit. Futbollistet u gjobiten ndersa per drejtuesit duhet te presim ne ditet ne vijim.

 

K.Zhivani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here