Ne prag te festivalit 56 te kenges per femije, Alija: 22 kenge te reja, rikthehemi tek festivali tradicional

0
885

Po bëhen përgatitjet e fundit! Këtë vit do të rikthehet në skenën e mbyllur të teatrit “Migjeni” në edicionin e 56-të të tij. Festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë do të ketë natën e parë në ditën që shënon festën e të vegjelve, 1 qershorit, për të vijuar për 3 netë radhazi. Drejtori i festivalit Kujtim Alija bën me dije se sivjet do të prezantohen 22 këngë të reja, ndërsa nuk do të mungojnë risitë dhe surprizat që janë një traditë e këtij evenimenti.

Vlerësimi edhe këtë vit do të bëhet nga vetë fëmijët, ndërsa Alija kërkon që vemendja të jetë më e madhe nga institucionet vendimarrëse, pasi ky është i vetmi festival që organizohet jashtë Tirane.

Organizatorët e kësaj ngjarjeje kulturore janë: Bashkia e qytetit, ministria e Kulturës, Drejtoria Arsimore Rajonale dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here