Opozita bojkoton komisionet parlamentare

0
568

Pas protestës së të shtunës, opozita bojktoi këtë të hënë punën në tre komisione parlamentare.

Por mungesa e deputetëve të PD dhe LSI nuk ka penguar mazhorancën të vijojë mbledhjen e komisioneve të ligjeve, ekonomisë dhe shëndetësisë.

Deputetët e shumicës kanë vijuar me miratimin e rendit të ditës pa debate, ndërsa PD dhe LSI kanë mbledhur grupet parlamentare në selitë përkatëse.

Opozita në javët e shkuara ka protestuar në komisione duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve.

Deputetët e pakicës kanë bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas publikimit të audio përgjimit ku sipas PD implikon vëllain e tij për trafikun e drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here