Padia e prindërve, gjykata kthen në burg tre bashkautorët e vrasjes së Marvi Mihalit

0
622

Padia e prindërve, gjykata kthen në burg tre bashkautorët e vrasjes së Marvi Mihalit

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesës për urdhër-arresti ndaj tre personave të akuzuar pas vrasjes së Marvi Mihalit për një karikues celulari tek stadiumi “Dinamo”.

Rreth dy javë më parë, Gjykata la të lirë 3 të akuzuarit e arrestuar pas vrasjes, Marsel Allën, Kridens Allën dhe Eugen Bitraj.

Por ky vendim u ndesh me reagimin e nënës së Marvit, i cili u vra me thikë në korrik të vitit 2017. Me akuza të forta ndaj prokurorit shpërtheu edhe i ati i të riut pas lirimit të  vrasësve të të birit, duke bërë edhe padi.

Por sot, kanë ndryshuar akuzat ndaj 3 të të rinjve, nga “moskallëzim krimi” në “vrasje në bashkëpunim”.

Devi Bitraj akuzohet për vrasje me paramendim, ndërkohë që tre të tjerët u akuzuan vetëm për moskallëzim krimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here