Qëndrimet opozitare, LSI mbledh grupin parlamentar…

0
520

Mblidhet grupi parlamentar i LSI-së.

Mbledhja drejtohet nga kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili.

Burime nga LSI, janë shprehur se në fokus të mbledhjes është situata politike.

Diskutimet po zhvillohen për situatën aktuale politike në vend dhe qëndrimet e mëtejshme të opozitës.

Mbledhja e grupit parlamentar të LSI-së zhvillohet dy ditë pas protestës kombëtare të opozitës për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

Gjatë pasdites së djeshme, kreu i PD-së mblodhi aleatët në selinë blu, për të diskutuar rreth zhvillimeve politike dhe qëndrimet e mëtejshme të opozitës së bashkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here