Saimir Tahiri do të hetohet në liri, pa masë sigurie

0
674

Apeli shuan masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin.

Ish ministri i Brendshëm do të hetohet pa masë sigurie.

“Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin e Gjykatë së Krimeve të Rënda. Klienti im do të hetohet tani e tutje pa masë sigurie” u shpreh avokati Maks Haxhia.

Maks Haxhia: Vendimi përfundimtar i gjykatës ishte shfuqizimi i vendimit nr 97 datë 12 maj 2018 dhe vendimit 101 datë 15.5.2018 ku u vendos masa e arrestit të shtëpisë dhe momentalisht Tahiri është pa masë sigurie.

Pyetje: Kush ishte qëndrimi i Prokurorisë në këtë rast?

Maks Haxhia: Prokuroria mbështeti qëndrimin e Shkallës së Parë.

Pyetje: Fitoni dy herë përballë një vendimi të gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda, keni zhbllokuar pasaportën dhe keni hequr masën e sigurisë, keni një koment pse është bërë kjo?

Maks Haxhia:  Pavarësisht se kjo është një reklamë, unë nuk kam më moshë për reklamë. Unë nuk do ta quaja fitore, për mua ishte një fitore për konsolidimin e praktikës lidhur me masat e sigurisë sepse ka një praktikë të zgjeruar të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë që përcakton qartë, krieteret e përgjithshme dhe të posaçme kur merret një masë sigurie.

Pyetje: Si e bazoi prokuroria kërkesën e saj për arrest me burg ndaj Saimir Tahirit?

Maks Haxhia:  Unë e thashë edhe herën e kaluar, Gjykata e Shkallës së Parë mori një vendim të ndërmjetëm, bazuar në kërkesën e Prokurorisë që kërkonte arrest me burg mbi po të njëjtat materiale që kanë qenë prezente gjatë gjithë kohës në hetim.

Pyetje: Prokuroria ka bërë rekurs për çështjen e pasaportës së Tahirit…

Maks Haxhia:   Ajo çështje është akoma në Gjykatën e Lartës, është procesi disi më i veçantë sepse është seanca seleksionuese nëse ka rrethana për të kaluar në gjyq apo jo. Deri tani mesa e kemi ndjekur nuk ka asnjë veprim lidhur me seancën seleksionuese.

Nëse do të ketë këto prova që flitet deri tani janë paraprise të një vendimi lidhur me pafajësinë e zotit Tahiri.

Ne bëjmë vetëm kundërshtimin e këtyre provave, në referencë me vendimin e gjykatës së Apelit të datës 26 dhjetorit që e shfuqizonte ndalimin e daljes së zotit Tahiri jashtë shtetit, sollëm praktikën e Gjykatës së Lartë, praktikën e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, gjithashtu i bëmë me dije gjykatës së këto prova nuk janë të reja dhe nuk kanë sjellë asnjë fakt.

Tahiri në pritje të ekzekutimit të vendimit

Maks Haxhia: Zoti Tahiri është duke pritur urdhërin e ekzekutimit sepse çdo vendim i jepet prokurorit dhe ai i nxjerr urdhërin e ekzekutimit për ta liruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here