Skandal, Ministria e Arsimit i tërheq mbështetjen Festivalit Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër!

0
916

Skandal, Ministria e Arsimit i tërheq mbështetjen Festivalit Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër!
Në datat 1, 2 ,3 qershor 2018, në ora 18.00 në teatrin “Migjeni” starton Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, edicioni 56, organizuar nga Bashkia Shkodër, Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe shoqata “Shpirti Artistik i Shkodrës”.
Si një eveniment mbarëkombëtar, gjithmonë është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit. Dy vitet e fundit, Ministria e Arsimit nuk ka qënë korrekte me mbështetjen e saj. Viti 2017 shënoi nisjen e problemeve, ku vetëm në minutat e fundit u bë e mundur që Ministria e Arsimit të materializonte kontributin e saj. Sivjet është akoma më keq. Ministria e Arsimit nuk do të kontribuojë për Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, edicioni 56. Dikasteri kishte marrë përsipër foninë dhe veshjet e fëmijëve, me një fond 8 milion lekë, i cili këtë vit do të mungojë.
Prej shumë vitesh, ky dikaster por edhe të tjerë, po bëjnë përpjekje që këtë event mbarëkombëtar ta zbehin, ta eklipsojnë duke e konsideruar vetëm një festival lokal. E provuan edhe vjet, por mesa duket në minutat e fundit u tërhoqën meqenëse ishte viti 2017. Sivjet që nuk ka zgjedhje, për turpin e Ministrisë së Arsimit, nuk ofruan aspak mbështetje.
Megjithatë, Bashkia e Shkodrës do të sigurojë e plotësojë mangësitë që mund të krijoheshin nga mungesa e mbeshtetjes së dikasterit qëndror që Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, edicioni 56 të jetë në shkëlqimin e tij të zakonshëm. Sepse ai është i lidhur pazgjidhshmerisht me qytetin e Shkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here