Studimi per skizofrenine ne Shkoder, Preçi: Ka keqinterpretime, nuk kemi dijeni sa kush e ka kryer 

0
943

Publikimi i nje studimi diten e hene ne nje reviste ku theksohet se 45 % e te prekurve nge sëmundjet mendore ne Shkoder vuajne nga skizofrenia, ka rene si bombe tek bluzat e bardha Shkoder, ndonëse ai i referohet viteve 2005 – 2015. Ne studim thuhet se te dhenat  u perkasin eksperteve rajonal te Shkodres, ku per periudhen 10 vjeçare jane shtruar ne spitalin psikiatrik 6287 persona nga Bashkia Shkoder. I vetmi qe pranoi te prononcohej per kete çeshtje ishte mjeku neuropsikiatër, Gjon Preçi. Ai tha se nuk kishte dieni per kete studim, po nga leximi i pare rezulton se ka nje keqinterpretim qe duhet sqaruar. Ne spitalin psikiatrik te Shkodres nuk shtrohen vetem nga Shkodra, por edhe nga 3 prefektura te tjera si Lezha, Kukesi dhe Dibra. Pra nese ato te dhena jane marre ne spital, behet fjale per te semure nga 4 Prefektura dhe jo vetem nga Shkodra, thote mjeku Preçi:

Preçi thekson se nuk ka dieni per autoret e këtij studimi, por normalisht atij i duhej dhene nje kopje pasi drejton Qendren Komunitare te Shëndetit Mendor te Shkodres:

Por pavarësisht sa mund te jene përmasat e kësaj semundje, e rendesishme eshte qe skizofrenia te mos nevlehtesohet:

Mjeku neuropsikiatër Gjon Preçi beson se studimet jane te domosdoshme dhe praktike e punes se shendetesise, por gjithnjë ato kane adresime te sakta transparente, ndersa ne te kunderten krijojne konfuzion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here