Vasili: Analistët, adhurues të qeverisë, kur nuk kanë gjë për të thënë pse nuk heshtin xhanëm

0
560

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrtit Vasili ka reaguar mbas qendrimit të bërë publik të disa analistëve të mediave dhe pronocimeve të tyre në lidhje me protesten e opozitës. “Adhurues të qeverisë, asnjë herë kritikues të saj, admirues deri në amëshim të kryeministrit, lëvdues të qeverisë më shumë se qeveria vetë, këta të “paanshem ” butaforikë, që janë të vetmit, që nuk kanë parë permbytjen me drog,  kriminelët që bëjnë ligjin, koncesionet, që rrëmbejnë miliona, marrin persipër të bejnë pikërisht keta, që të bëjnë vlerësimin e protestës”, shkruan Petrit Vasili në një shënim në rrjetet sociale.
Ja shënimi i plotë i Vasilit në faceboook:

Kur s’kane asgje per te thene pse nuk heshtin xhanem.

Eshte vertet interesante qe sa here ka protesta te opozites cfaqen dhe komentatore zemercjerre qe komentojne me nje zell sa qesharak aq edhe didaskalik duke u lodhur gjithashtu te bindin veten(jo te tjeret) se jane te paanshem.
Adhurues te qeverise,asnje here kritikues te saj, admirues deri ne ameshim te kryeministrit, levdues te qeverise me shume se qeveria vete, keta te “paanshem ” butaforike, qe jane te vetmit,qe nuk kane pare permbytjen me droge, kriminelet qe bejne ligjin,koncesionet, qe rrembejne miliona,marrin persiper te bejne pikerisht keta qe te bejne vleresimin e protestes.
Me nje fantazi te rrenuar, keta zanatpaket keta analizues qeveritare “te paanshem”,sa here ka proteste, ose merren si gjithmone me numrin e njerezve ose me pikat e presjet e fjalimeve ose me gjoja zhgenjimin, qe pse nuk u dogjen ministrite, pse nuk u vrane njerezit dhe pse nuk u shkaterrua Tirana.
Kete e kerkojne keta me nje zell komik sa s’behet vetem per nje arsye,sepse eshte pikerisht kjo qe do ti duhej kryeministrit qeverise se ketyre qe te ndodhte,por jo shqiptareve.
Po te degjonim keta te “paanshmit” kjo do tu mundesonte po ketyre qe te mernin serish penen te ngjyer serish ne bojen e qeverise dhe te thoshin dhuna nuk ju duhet shqiptareve,dhuna pengon reformen ne drejtesi,dhuna pengon hapjen e negociatave etj etj etj.
Nuk e gjejne dot keta te “paanshmit” asnje fjale per sjelljen bastarde te kryeministrit ndaj koleges se tyre Ambrozia dhe s’kane faj se keta u merziten me shume se ai vete qe gazetarja e beri punen e saj sic duhet se keta nuk e bejne dot.
Keta “te paanshmit” megjithse koleget e huaj te Reportere pa Kufi folen,keta nuk thone dot asnje fjale per Bledi Kasmin qe e pergjaken policet e kryeministrit.
Mire qe gojen jua ka mbyllur qeveria, se me cfare ata e dine,por te pakten te heshtin per te mos u bere akoma me qesharake se hiçkauza te ciles i bejne hyzmetin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here