Thursday, June 20, 2024
Home Kronika Vidhen lekët në Kishën e Fushë-Arrëzit, kapen dy autorët

Vidhen lekët në Kishën e Fushë-Arrëzit, kapen dy autorët

0
640

Dy të rinj kanë vjedhur arkën e lekëve në Kishën e Fushë-Arrëzit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, ndërsa nuk dihet shuma e marrë. Denoncimi është bërë në polici nga drejtuesi i kishës së zonës.

Policia thotë se “në pranga kanë rënë dy të mitur,A. V. 14 vjeç, banues në Fushë -Arrëz, dhe M. Gj. 14 vjeç, banues në Fushë -Arrëz”. 

Kapja dhe shoqërimi tyre në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz u bë pasi janë gjetur sasia e lekëve të vjedhura në Kishën Kristjane Fushë Arrëz.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here