“Dolën të vdekur nga paraburgimi”, deputeti i PD ironizon Xhafën: Nuk kishin “vëllain e duhur”

0
699

Deputeti i PD-së Ervin Salinjani ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda që ndodhën në pak ditë, vdekja e Enea Ftojit në komisariatin e Korcës dhe vetëvrasja e Ardian Kallami nga Shkodra, pasi akuzohej në vjedhje.

 

 

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Salinanji thekson se këta dy persona ishin në përpjekje për të mbijetuar në Shqipërinë e pamundësisë, ndërsa u ndodhën në vendin e gabuar. Mes ironisë, demokrati thekson se mbase këta viktima nuk kishin ‘vëllain e duhur’ për t’i ndihmuar, duke shigjetuar kështu ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Xhafajn jo vetëm që nuk ka polic që e prek me dorë por çdo drejtueses policie i ngre dorën për ta nderuar. E ndërsa policët e Xhafajve godisnin barbarisht dy qytetarët e vrarë në komisariate, Fatmir Xhafaj ishte duke goditur ne zemër sistemin politik duke i ofruar mbrojtje dhe lehtësi vëllait të vet, duke i ofruar gjithë infrastrukturën shtetërore për të mbrojtur vëllain e vet”, shkruan Salianji.

REAGIMI I SANJANIT
Enea Ftoj nga Korça dhe Ardian Kallami nga Shkodra, ishin dy të rinj që dolën të vdekur nga dyert e policisë se Xhafaj.
Të dy në përpjekjen për të mbijetuar në Shqipërinë e pamundësisë, varfërisë dhe pabarazisë ekstreme, mbase edhe janë ndodhur “në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar”; por secili i akuzuar për “krime” të paprovuara, që kodi penal i dënon jo më shumë se gjashtë muaj burg. Jo vetëm që askush nuk i mbrojti, në publik apo në qelitë e burgut, por shteti policor i goditi në mënyrë barbare, edhe sepse nuk kishin “vëllain e duhur”.
Të dy, si shumë të tjerë që nuk i ofrohet asnjë mundësi për të punuar, asnjë ndihmë për të mbajtur frymën, u ushqyen vetëm me një gjë, me iluzionin se duke ndjekur modelin e të fortit mund të bëheshin dikush në shoqëri. Ky iluzion ishte ushqimi i vetëm që i ofroi rilindja, ushqimi që ju mori jetën.
Ardiani u vetëvra nga pesha e turpit, ndërsa pesha e paturpsisë e mban edhe më shumë Xhafajn ministër.
Janë me qindra qytetarët shqiptarë që përfundojnë burgjeve të Europës për shkak të këtij iluzioni, dhe e paguajnë me jetë që ca dhjetra të bëhen deputetë, kryetarë bashkie, kryetarë të rilindjes, pashallarë të qyteteve.

Një pasha që kontrollon qytetin e Vlorës është vetë Ministri i Brendshëm dhe vëllai i tij, i cili nuk kish kryer një krim te vogël si Enea dhe Ardiani, por udhëhiqte grupe të strukturuara kriminale.
Xhafajn jo vetëm që nuk ka polic që e prek me dorë por çdo drejtueses policie i ngre dorën për ta nderuar. E ndërsa policët e Xhafajve godisnin barbarisht dy qytetarët e vrarë në komisariate, Fatmir Xhafaj ishte duke goditur ne zemër sistemin politik duke i ofruar mbrojtje dhe lehtësi vëllait të vet, duke i ofruar gjithë infrastrukturën shtetërore për të mbrojtur vëllain e vet. Hetuesi i diktaturës Fatmir Xhafaj, mund të jetë vëllai i “duhur” por nuk është ministri i duhur. Fatmir Xhafaj duhet të largohet jo vetëm për lidhjet e tij me krimin, por edhe për humbjen e dy jetëve njerëzore në qelitë e komisariateve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here