FRPD dhe LRI bashkohen në protestë para Ministrisë së Brendshme: Xhafaj të dorëhiqet

0
584

Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim do të jenë bashkë sot në mesditë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Një ditë më parë, kreu i FRPD Bleind Këlliçi njoftoi për protestën e sotme, ndërsa burime nga LSI bëjnë me dije se do të jetë edhe LRI në këtë protestë.

Të rinjtë e FRPD dhe LRI do të protestojnë tek Ministria e Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e Xhafajt, pasi opozita pretendon se ai mbron vëllain e tij të dënuar për trafik droge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here