Mbyllet konsultori i Qendres nr. 3, shkak rreziku i renies se gureve, asnje nderhyrje nga Bashkia

0
779

Konsultori i femijeve ne qendren shendetesore numer 3 ne Rus eshte mbyllur.

Shkak eshte bere rrezikshmeria ne hyrje te konsultores! Rrezik i paralajmeruar disa here nga bluzat e bardha! Ne katin e siperm te konsultores, renia e gureve vuri ne rrezik serioz jeten e pacienteve dhe stafit mjeksor! Bashkise Shkoder i jane derguar disa shkresa por pa nje pergjigje.

Ne te njejten linje qendrojne edhe shendeti publik dhe fondi i sigurimit shendetesor te cilet bejne me dije se i jane drejtuar bashkise Shkoder me disa shkresa, por pa marre nje pergjigje! Bashkia Shkoder ka qene inegzistente ne kete rast, ku pavarsisht rrezikshmerise per jeten e femijeve qe vaksinohen apo kryejne vizite ne kete konsultore, prinderve te tyre si dhe stafit mjeksor, nuk e ka pare te arsyeshme qe te nderhyje ne fasaden e pallatit ku ndodhet qendra shendetesore! Ne keto kushte qendra ndodhet e mbyllur..

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here