Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE: Çelja e negociatave, përparësi absolute

0
635

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, zotin Thomas Greminger.

Presidenti Meta vlerësoi punën dhe angazhimin e OSBE për përparimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve në Shqipëri. Duke theksuar se i është dhënë përparësi absolute çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, Presidenti mirëpriti faktin që edhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka orientuar mbështetjen e saj në 5 fushat prioritare të zbatimit të reformave.

Kreu i Shtetit pohoi gjithashtu se Shqipëria, mbetet e angazhuar në promovimin e vlerave dhe parimeve të organizatës, dhe në këtë kontekst veçoi moton e kryesisë italiane “dialog, pronësi dhe përgjegjësi” si qasja e duhur ndaj sfidave të rëndësishme që kemi përpara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here