Monday, June 24, 2024
Home Politikë OSBE: Të përfundojë reforma zgjedhore që të testohet në 2019

OSBE: Të përfundojë reforma zgjedhore që të testohet në 2019

0
552

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger, kërkuan që të përfundohet reforma e nisur zgjedhore në mënyrë që të sheshohen problemet e zgjedhjeve në Shqipëri. Greminger tha gjithashtu se tashmë ka ardhur koha për maturi politike, ku opozita ngre zërin për shqetësimet e saj por kjo nuk pengon palët politike të arrijnë konsensus për çështje strategjike të vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger, u shpreh optimist për punën e komisionit ad-hoc të reformës zgjedhore por bëri thirrje që tashmë ka ardhur koha të merren vendime, në mënyrë që elementët e rinj që mund të miratohen të testohen në zgjedhjet lokale të vitit 2019

Thomas Greminger: E di që ka një komisioni të posaçëm parlamentar që po punon me reformë, e di që puna përgatitore po ecën mirë por mendoj se është koha që kjo të përkthehet në vendime që të mund të testohen elementët e rinj vitin tjetër dhe të siguroheni se ka keni diçka solide për zgjedhjet e vitit 2021.

Lidhur me situatën politike, Greminger tha se ka ardhur koha që politika në Shqipëri të maturohet, ku pavarësisht se opozita ngre zërin e saj për shqetësimet që ka, palët të arrijnë konsensus për çështjet strategjike të vendit.

Thomas GremingerShqiptarët vazhdimisht kanë qenë të aftë për të arritur konsensus për vendime shumë të rëndësishme. Thënë këtë, mendoj se ka ende vend për përmirësim për sa i përket zhvillimit të një kulture politike ku të keni një opozitë të fortë dhe të zëshme, ku kundërshtarët politikë të trajtohen me respekt dhe në të njëjtën kohë të arrini konsensus në veçanti për çështje strategjike të vendit.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjithashtu u shpreh optimist për një konsensus të gjerë mes palëve për të arritur një reformë zgjedhore të suksesshme.

Gramoz Ruçi: Ka pasur momente që kanë qenë edhe më të nxehta se këto dhe si rezultat i bashkëpunimit dhe ndërveprimit reciprok është arritur mirëkuptimi për mjaft çështje të rëndësishme. Jam besimplotë që do të arrihet në një produkt final në rradhë të parë për implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Në takimin e përbashkët, palët firmosën një memorandum mirëkuptimi mes Republikës së Shqipërisë dhe OSBE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here