Friday, June 14, 2024
Home Kronika U vetëvra 24 orë pas ndalimit, hetohen policët e Shkodrës

U vetëvra 24 orë pas ndalimit, hetohen policët e Shkodrës

0
1050

Nisin hetimet lidhur me akuzat e familjarëve të 47 vjeçarit i cili i dha fund jetës në banesën e tij në fshatin Barbullush të bashkisë Vau i Dejës.

Familjarët bënë përgjegjëse policinë e Shkodres për vetëvrasjen e njeriut të tyre, pasi është kjo e fundit që e ka dhunuar psikologjikisht e jo vetëm Kallamin.

Viktima Ardian Kallami ishte ndaluar të shtunën (26 maj)  nga policia për shkak se një shtëpi ngjitur me banesën e tij ishte grabitur.

Pasi ka dhënë deponimin e tij në polici, ai ishte lënë i lirë të dielën në mëngjes, (27 maj) duke firmosur edhe një procesverbal, por kur është kthyer në shtëpi u ka thënë të afërmve se ishte dhunuar.

Familjarët thonë se policia ka detyruar Ardianin të firmoste letrën. SHÇBA po heton efetivët e policisë që shoqëruan dhe morën dëshminë e 47 vjeçarit.

Familjarët akuza policisë: Kjo shtëpia këtu përballë është grabitur, për këtë është arrestuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here