BSH: Rriten kreditë në lekë

0
655

De-euroizimi dhe shvlerësimi i euros duket se po japin efekte në kreditim. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia në euro ka pasur rritjen më të madhe përgjatë këtij viti ose dyfish më shumë krahasuar kjo me një muaj më parë. Ndërkohë kredia në euro ka pësuar ulje me rreth 20 mln euro.

Shqiptarët zgjedhin të marin kredi në monedhën kombëtare.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për muajin prill tregojnë se kredia e dhënë në lekë ka arritur në 16.4 mld lekë shifër kjo me larta në 4 muajt e parë të këtij viti.

Ndërkohë që kredia në monedhën euro është ulur me rreth 20 mln lekë krahasuar kjo me një muaj më parë.

Rritja e kredisë në lekë lidhet me efektin e de-euroizimit por edhe me humbjen e besimit te monedha europiane e cila është shvlerësuar ndjeshëm muajt e fundit.

Aktualisht një euro po shkëmbehet në kursin e këmbimit valutor me 126.4 lekë dhe gjatë kësaj jave ka pasur një trend rënës.

Ndërkohë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill, totali i kredisë për ekonominë ishte 546 miliardë lekë, me një rënie prej 0.4 për qind në raport me muajin e mëparshëm. Në këtë situatë ka ndikuar ulja e krdisë në euro.

Rënia e kredisë në total pasqyron frkën e bankave për të kredituar por edhe kërkesën e dobët të bizneseve për të shtuar më tej investimet.

Banka e Shqipërisë ka ripërsëritur disa herë apelin drejtuar bankave të nivelit të dytë për shtim të kredidhënies por këto institucione tregohen të ngurta të ndikuara edhe nga niveli i lartë i kredive të këqia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here