Denoncoi skandalin e pronave në Lezhë, i digjet lokali gjatë natës

0
757

Një lokal është djegur gjatë natës në Shëngjin.

Lokali në pronësi të Pjetër Prelës është shkrumbuar natën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Ajo që e shton misterin e kësaj ngjarje është fakti se Prela është një nga denoncuesit e skandalit të pronave në Shëngjin dhe Ranën e Hedhun.

Për këtë skandal u ndaluan 24 persona në Lezhë, mes të cilëve edhe kreu i Bashkisë, Fran Frrokaj.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa po hetohet edhe në pistën e një zjarrvënie të qëllimshme.

Policia ka nisur hetimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here