Monday, June 17, 2024
Home Politikë Deputetja e PD, Vokshi denoncon: Rama mbylli portalin satirik që tallte atë...

Deputetja e PD, Vokshi denoncon: Rama mbylli portalin satirik që tallte atë dhe Xhafaj

0
600

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Albana Vokshi, denoncoi mbylljen e një portali satirik.

Vokshi tha se në pak orë, AKEP me urdhër të kryeministrit Rama ka mbyllur në mënyrë të paligjshme portalin që vinte në lojë Ramën dhe Ministrin e Brendshëm.

Vokshi: Para disa ditësh në mënyrë skandaloze, flagrante, me urdhër direkt të kryeministrit është mbyllur një portal satirik kryeministri.al

Brenda disa orësh, AKEP ka marrë urdhrin nga punonjësit e Kryeministrisë dhe e ka mbyllur nënyrë të paligjshme këtë portal satirik vetëm se vinte në lojë kryeministrin, ministrin e brendshëm apo emërimet e kryeministrit për Ministër të Brendshëm duke paraqitur dhe disa kritere satirike. 

Të  gjithë ne duhet të reagojmë, nuk duhet të censuroni, nuk mundet të censuroni, është flagrante dhe e papranueshme që kryeministri të japë urdhër dhe AKEP të mbyll në mënyrë të paligjshme një portal vetëm sepse u tall me Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here