Goditet bandat e shqiptarëve, vodhën 38 shtëpi përfshirë edhe atë të Luis Suárez

0
693

Hajdutët nuk e dinin se sapo kishin grabitur shtëpinë e Luis Suárez. Ata zgjodhën këtë adresë, sepse ato përshtaten me karakteristikat e objektivave të ndjekura nga grupi ‘Kojac’.

Banesa e sulmuesit uruguaian ndodhet në Castelldefels dhe mund të imagjinohet kur dy vjedhës me elektrikun e tyre të dorës janë përballur me fotografitë e futbollistit në mur.

Nëse e kanë njohur apo jo, kjo është e parëndësishme sepse hajdutët përmbushën misionin e tyre dhe vodhën të gjitha bizhuteritë, materialet elektronike dhe çanta të markave të ndryshme. Grbaitja ndodhi në mes të muajit janar.

Dy javë më parë, dy ditë pas nisjes së operacionit ‘Kojac’, policia spanjolle ka arritur të çmontojë një bandë hajdutësh shqiptarë. Futbollisti Luis Suarez ka falenderuar policinë për kthimin e një pjese të plaçkave të vjedhura në banesën e tij, që janë disa bizhuteri.

Banda e “Kojac”

Banda shqiptare ishte organizuar në tri grupe, duke lëvizur në autonomi me njëra-tjetrën, por që kanë vepruar si rrjet. Ata shkëmbenin midis tyre makinat e vjedhura për të kryer më pas grabitjet e banesave.

Edhe pse ka pasur një strukturë të ngurtë piramidale për studiuesit ishte e qartë se një nga liderët ishte një burrë tullac me ngjashmëri të fortë me Telly Savalas, aktori që luajti rolin e policit Teo Kojac, në serinë amerikane të vendosur në Nju Jork.

Ata ishin tre grupe të mirëorganizuara të përbërë ekskluzivisht nga shqiptarët. Në fakt, një nga anëtarët e tij veproi si ‘zgjedhës’, funksioni i të cilit ishte të përzgjidhte të rinjtë në vendin e origjinës, në Shqipëri për t’i dërguar ata në Catalunya me pak më shumë se 20 vjet “për trajnimin e tyre.”

Kthehu me metro dhe varros bizhuteritë në pyll

Kohët e fundit, policia vendase ka pikasur disa banda, anëtarët e të cilës përdorin transportin publik për t’u rikthyer pas një grabitje, duke shmangur kështu që të bien  në pranga gjatë udhëtimit. Edhe banda e shqiptarëve përdorte të njëjtën formë, ndërsa “varroste” në pyll një pjese të sendeve të vjedhura në mënyrë që të mos kapeshin brenda makinës. Grabitjet i kryenin zakonisht gjatë natës dhe deri më tani janë regjistruar 38 vjedhje, të realizuara në pjesë të ndryshme të vitit. Ata kanë grabitur shtëpi në Barcelonë dhe në qytete të ndryshme në zonën metropolitane.

Ata pikasnin banesat kur pronarët ishin jashtë duke bërë pazar, ose në rast se ishin në katin e parë, ata vidhnin katin e dytë, sepse në këtë mënyrë ata ishin të sigurt se nuk binte ndonjë alarm.

Një nga dy vjedhësit që vodhën banesën e Luís Suarez, megjithatë, përfundoi duke goditur një njeri që e kapi duke vjedhur në shtëpinë e tij në Alella dhe në këtë mënyrë, u arratis. Ai u arrestua pak pas, kur ishte në rrugë.

Nga 10 të arrestuar, shtatë janë në burg. Ata kanë vepruar në formën e grupit kriminal dhe “dilnin çdo ditë për të punuar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here