Sunday, June 16, 2024
Home Kulturë Aktori Erion Isai merr drejtimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë

Aktori Erion Isai merr drejtimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë

0
713

Zyrtarisht, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, do të ketë drejtues aktorin Erion Isai. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është vendosur emërimi i tij në krye të këtij institucioni.

Isai zëvendëson në këtë detyrë Monika Lubonja, e cila dha doreheqjen nga posti pas denoncimit ne emisionin “BOOM”, te abuzimeve me Qendren Kulturore Kombetare te Femijeve.

Emisioni “Boom” provoi sesi shiteshin për interes të aktiviteteve private repertori i shfaqjeve të Teatrit të Kukullave; se si çelësat e këtij institucioni i ishin besuar një gazetashitësi që kishte tezgën e tij pranë këtij institucioni dhe se si kushtet e sigurisë në Teatrin e Kukullave vinin në rrezik fëmijët.

Prokuroria ka nisur hetimet për rastin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here