Fëmijët pa fëmijëri, raporti: Shqipëria e fundit në rajon

0
545

Në një vit, Shqipëria nuk ka bërë përpjekje pozitive për të përmirësuar situatën e fëmijëve. Pra nuk ka politika për mbrojtjen e tyre dhe si pasoja vendi ynë renditet e 77 nga 175 vende në botë. Krahasuar me vitin e kaluar për fëmijët e përjashtuar, Shqipëria ka zbritur 6 pozicione.

Fëmijët nuk janë të lumtur, të ushqyer mirë. Nuk rriten dhe edukohen në një mjedis të mirë dhe janë viktima ose prezentë të dhunës.

Ka të përjashtuar nga arsimit dhe vështirësi në përfitimin e shërbimeve shëndetësore.

Raporti i fundit i Save the Children në prag të 1 qershorit, dëshmon se në një vit Shqipëria nuk ka bërë progres në këtë drejtim, sikundër vendet e rajonit për politikat më efikase për mbrojtjen e fëmijëve.

Vendi ynë renditet e 77 nga 175 vende të vlerësuara sipas nivelit të cënueshmërisë së fëmijërisë, rënie me 6 pozicione  nga raporti i një viti më parë.

Anila Meço: Shqipëria është renditur në vendin e 77 këtë herë, vjet ishte në vendin e 71 që do të ishte më mirë sesa është tani në renditje të këtij raporti. Ky raport fokusohet tek situata e fëmijëve që jetojnë në varfëri, në konflikt ku rrezikojnë dhe jetën, si dhe i vë një theks situatës së vajzave dhe diskriminimit ku ato jetojnë në vendet ku ato janë.

Drejtorja e Save the Children për Shqipërinë, Anila Meço, thotë se raporti tregon statistika të larta për vdekshmërinë foshnjore, 13.5 për 1000 lindje të gjalla dhe martesat e hershme në moshë të mitur në 6.5% të vajzave 5-19 vjeç që  martohen.

Anila Meço: Vdekshmëria tek fëmijët nën 5 vjeç që Shqipëria ka pasur një përmirësim të lehtë këtë vit, është rritja e vonuar ku Shqipëria është shumë prapa në krahasim me rajonin. Martesat e hershme si dhe lindjet që vajzat bëjnë gjatë kësaj moshe, ku Shqipëria krahasuar me rajonin është në një pozicion jo shumë të mirë. Veçanërisht lindjet e fëmijëve në moshë të hershme vazhdojnë të jenë të lartë.

Ky pozicionim në raportin global tregon se në Shqipëri ka ende disa fëmijë që e kanë humbur fëmijërinë e tyre.

Bazuar në këto indikatorë, Shqipëria ka renditjen më të ulët krahasuar me vendet e rajonit, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 39, Serbia në vendin e 46, Mali i Zi në vendin 53, Maqedonia në vendin e 66.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here