E ardhmja e rajonit është paraqitja në një ofertë të përbashkët turistike”, deklaroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë një eventi gala që shënoi hapjen e sezonit turistik në Golem, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, Kryetari bashkisë së Kavajës, Sakja, kryetari bashkisë së Durrësit, Dako, ambasadorë e përfaqësues të trupeve diplomatike si dhe agjenci turistike të huaja e shqiptare.

Klosi tha se është mundësia që Shqipëria dhe i gjithë rajoni të paraqitet si një ofertë të përbashkët turistike.

Duke iu referuar pranisë së shumtë të tur operatorëve nga rajoni, kreu i Turizmit shprehu bindjen se kushtet, mundësitë dhe standardet janë të njëjta në rajon dhe nuk mbetet veçse koordinimi midis palëve për të arritur me sukses këtë ofertë të përbashkët që do të zhvillojë më shumë turizmin në rajon.
KLOSI
Gjatë ceremonisë u dhanë edhe çmime mirënjohje edhe për tur operatorët nga Sllovakia, Polonia, Hungaria dhe Rusia që kanë sjellë charterat e parë në Shqipëri, numri i të cilëve pritet të jetë mbi 300.

Këtë vit për herë të parë kompania Tui do të sjellë charterin nga Rusia. “Tui është kompania më e madhe në botë dhe afrimi për herë të parë i një charter nga Rusia hap për Shqipërinë një histori krejt të re përsa i përket turizmit botëror, pasi Tui shënon një rritje globale me rreth 30% çdo vit duke qenë lideri i padiskutueshëm në turizmin botëror”, tha ministri Klosi.

Duke dhënë çmimin e mirënjohjes për kompaninë polake që ka sjellë charterin e parë në Shqipëri, kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se turistët e shndërruan bregdetin shqiptar në një destinacion turistik dhe dhanë mundësi që hotelet të ngrihen vit pas viti, të shtojnë kapacitetet dhe të rrisin shërbimet.

Më pas mbrëmja vijoi me një paradë të veshjeve tradicionale dhe muzikë shqiptar.

LEAVE A REPLY