Policia  e shtetit jep shifrat per drogen, kunder kanabizimit, 70 mije kontrolle brenda 5 muajsh…

0
710

Kontrollet nga ajri vijojnë dhe plot 70 mijë të tillë janë kryer deri më tani nga policia, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Situata ka njohur përmirësime krahasuar me vitet e shkuara, kur Shqipëria renditej mes vendeve problematike. Por fenomeni nuk ka marrë goditjen përfundimtare, prandaj operacionet do të vijojnë me intensitet, nga toka dhe ajri bëri me dije në një dalje për mediat, drejtori i Rendit dhe Sigurisë në policinë e shtetit Gjovalin Loka.

Paralelisht grupet e kontrollit janë monitoruar si nga drejtues të lartë të policisë, ashtu edhe nga shërbimi për çeshtjet e brendshme dhe ankesat, me qëllim që të mos ketë dekonspirime. Loka më pas i referohet shifrave për të konkretizuar rezultatet e punës.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është funksional sistemi dixhital GIS-Narkotik, për monitorimin e territorit. Krah policisë janë në këto operacione partnerët ndërkombëtar që kanë asistuar vitet e fundit në përballjen me këtë fenomen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here