Problemet me kanalet vaditese, Shabaj: Nevojat jane te medha, kemi nderhyre tek me emergjentet

0
902

 

Ujitja e prodhimeve bujqësore mbetet një sfidë për fermerët e Shkodres. Kanalet vaditëse në shumë njësi administrative kanë problematika të theksuara për shkak të mungesës së investimeve për vite me radhë, demtimeve që kanë pësuar dhe mbushjes me mbeturina. Një problematikë të tillë e has edhe Postriba, një prej zonave të njohura për kultivimin e lartë të duhanit, apo qepeve.

Aty ku ka patur nevoja me emergjente është ndërhyrë, por sërish janë të pamjaftueshme.

Fermerët kërkojnë që të ndërhyhet në kohë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, pasi sipas tyre shumë familje e kanë të lidhur jetesën me prodhimet bujqësore. Në njësitë administrative të Shkodres janë shumë fshatra që ndonëse ka nisur të vihet dorë, sërish zgjidhjet përfundimtare duan kohë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here