1 Qershori, dhurata për fëmijët e policëve që kanë dhënë jetën

0
961

Dhurata dhe lojëra, argëtim dhe urime. Kështu e festuan 1 qershorin fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës në qarkun e Tiranës.

Kryepolici, Ardi Veliu, u premtoi këtyre fëmijëve një përkujdesje më të madhe, pasi baballarët e tyre kanë dhënë jetën për një kauzë të madhe.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj dhe 2 zv-ministrat e Brendshëm, Julian Hodo dhe Romina Kuko shpërndanë dhuratat për fëmijët.

Personazhe të njohur për vogëlushët i argëtuan ata për disa minuta në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Aktivitete të ngjashme janë zhvilluar dhe në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here