Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet Klosi: Thirrja e fundit për të mos derdhur ujërat e zeza në...

Klosi: Thirrja e fundit për të mos derdhur ujërat e zeza në bregdet

0
539

Një ditë para afatit vendosjen e depuratorëve të ujit,  ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi bëri thirrjen e fundit për të gjitha bizneset që i derdhin ujërat e patrajtuar në bregdet apo në shtretërit e lumenjve.

Klosi: Bëjmë një thirrje të fundit para datës 1 qershor që të gjithë ata që trajtojnë ujërat pa standartet cilësore dhe të përcaktuara nëpërmjet lejeve mjedisore që të vendosin depuratorët, të vendosin standarte dhe së bashku me përfaqësuesit e ministrisë së infrastrukturës, nëpërmjet ujësjellës-kanalizimeve do të zgjidhin problematikat e fundit para sezonit turistik për trajtimin e plotë të ujërave.

Ministri Klosi theksoi se asnjë nga subjektet që shkelin ligjin nuk do të tolerohet.

Klosi: Përvec subjekteve, hoteleve, restoranteve dhe resorteve turistike, problematike vazhdon të mbetet situata e përpunuesëve të mëdhenj kryesisht ato të peshkut dhe të lëkurë-këpucëve të cilët vazhdojnë të kenë një depurim shumë elementar të ujërave. Lufta jonë dhe përpjekja jonë do të jetë e patolerueshme, dhe për të gjitha këto subjekte do të zbatohet legjislacioni në fuqi.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri vuri theksin në investimet e qeverisë shqiptare në këto vitet e fundit për ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave, kryesisht në vijën bregdetare.

Gjiknuri: Problemi i ujërave të zeza është një problem që kërkon financime të mëdha. Shqipëria ka bërë shumë financime në këtë drejtim dhe përtej fjalëve që thuhen pjesa më e madhe e bregdetit sot që flasim është e trajtuar shumë mirë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha se 800 subjekte nuk kanë leje mjedisore, duke ushtuar aktivitet në kundërshtim me ligjin. Sipas tij në bashkëpunim me ministrinë e Infrastrukturës janë përgatitur standarde të reja për lejet mjedosre të cilat do të sjellin ndryshimin e situatës përsa i përket shkarkimit të ujërave të zeza në det, lumë apo liqen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here