Rama: Ulja e TVSH-së për mbi 10 mijë biznese do nxisë punësimin

0
607

Kryeministri Rama  deklaroi se ulja e TVSH-së me 10% për bizneset me një  një xhiro vjetore prej 14 milionë lekë do të nxisë më tutje punësimin.

Duke folur në konferencën kombëtare të punësimit, Rama tha se zgjerimi i skemës së TVSH nga ana tjetër do të luftojë informalitetin dhe shmangë evazionin fiskal.

Rama: Pasi kemi bërë të gjithë llogaritjet e nevojshme do të bëjmë një kapërcim që do të jetë historik në raport me biznesin e vogël. Do të ketë një ulje shumë të rëndësishme taksash, konkretisht të taksës së Tatim-Fitimit për të gjitha ato biznese të vogla që kalojnë pragun vjetor të 8 milion lekëve të reja dhe që me sistemin aktual hyjnë në një fashë tjetër taksimi nga 5-15%. Do ta rrisim pragun në 14 milionë.

Të gjitha bizneset që kanë xhiro deri në 14 milionë do të kenë një tatim fitimi vetëm 5% që përbën një ulje të taksës nga 15% në 5% për më shumë se 10 mijë biznese që janë sot pjesë e sistemit të biznesit të madh apo që mund të hyjnë në sistemin e biznesit të madh si rezultat i futjes së TVSH.

Nuk është qëllimi jonë të rrisim presionin mbi të vegjlit por të mos lejojmë më që të vegjlit të shfrytëzohen nga të mëdhenjtë për t’iu shmangur taksave apo që të mëdhenjtë të bëjnë si të vegjël duke iu shmangur taksave.Është një ulje që do të nxisë më tutje punësimin.

Të gjitha ato biznese me një xhiro vjetore prej 14 milionë lekësh do të paguajnë 10% më pak taksën e tatim fitimit në vitin 2019.

Llogariten rreth 11 mijë biznese që do të përfitojnë nga kjo ulje e tatim fitimit, ndërkohë që aktualisht 5% taksë tatim fitim paguajnë vetëm ato biznese që kanë një xhiro vjetore prej 8 milion lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here