Survejmi i Bashës,ish-ministri i Drejtësisë: Pas këtij akti qëndron Rama dhe Xhafaj

0
536

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, ka thënë se pas survejimit të kreut të opozitës Lulzim Basha qëndrojnë kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

I ftuar në studion e ‘Fax News’, Bardhi ka thënë se sot policia nuk është më në luftë me krimin por me individin. Sipas tij Xhafa sot është garant i trafikut të drogës.

‘Policia nuk është në luftë me krimin por me individin Xhafaj është ministër për të garantuar trafikun e drogës. Mesazhi i Ramës jo mesazh i një kryeministri normal.

Gjiknuri u akuzua nga kreu i opozitës për mafian e kromit, Gjiknuri doli e tha se ne po sulmohemi se jemi figura të larta dhe punëtorë dhe shikoni kur të dal edhe unë i lidhur me drogën.Është fakt që gjiknuri ka drejtuar qarkun ku ka përqendrim të trafikut të drogës, Vlora është qyteti që kontrollohet nga mafia e drogës.

Fakte mbi veprimtarinë e Gjiknurit janë në prokurori. Është prokuroria që duhet të veprojë. Nuk ka asnjë mundësi që forcat operacionale të mbajnë nën survejim një politikan. Survejimi ndaj një politikani bëhet vetëm siç e parashikon kushtetuta.

S’ka pse të survejohet kryetari por asnjë një individ politik. Nuk mund të mbahen në survejim nga policia drejtuesit politikë. Në survejim mbahesh vetëm nëse je i dyshuar dhe je nën hetim’, u shpreh Bardhi.

Ndërkohë Bardhi ka folur edhe për audiopërgjimin duke thënë se ai është i vërtetë.

‘Ministri heton veten dhe vëllain e tij për trafik droge, ky është një paradox. Policia është në shërbim të të denoncuarit, vëllait të ministrit të akuzuar për trafik droge. Veliu kërkoi azil në Kosovë sepse ndjehej i kërcënuar në Shqipëri.

Ka qënë vetë kreu i opozitës që e ka denoncuar ofrimin e shumave të mëdha të parave për të dëshmitarin X. Ne nuk kemi cfarë ti komentojmë më atij audiopërgjimi.

Që në momentin që është publikuar e kemi bindje se është autentik dhe që njëri nga personat e përgjuar është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm.

Nëse përgjimi nuk do ishte autentik, vëllai i Xhafajt pse duhet të shkonte në Itali. Shkoi atje që të izolohej nga çështja dhe nga njerëzit që kishin dijeni. Nuk ka asnjë akt ekspertimi.

Ajo ishte alibi e kryeministrit për të mbrojtur min e brendshëm. Mund të ketë shkuar për ekspertim zëri I Fatmir Xhafajt dhe jo i Agron Xhafajt. Për këtë arsye çështja u hap në Prokurorinë e Tiranës ku aksesi i Fatmir Xhafajt është maksimal. Nëse Prokuroria nuk do të ishte në shërbim të Edi Ramës, do të dilte në përfundim brenda 24 orë. Merren tabultatet e dy bashkëbiseduesve dhe bëhet verifikimi nëse në orën dhe kohën e pretenduar kanë folur apo jo. Dhe me qelizën e telefonatës mund të zbulohet vendodhja e dy bashkëbiseduesve’, tha Bardhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here