Gjoka: Kam paguar vete rrogen e pergatitesit atletik. Ja genjeshtra e tij e turpshme ! “Ne Shkoder nuk ben as Roberto Karlos”

0
3298

Ish trajneri i Vllaznise Ernest Gjoka ka dhene nje interviste per gazeten “Sport Ekspres” ku ka rrefyer muajt e tij ne drejtimin e klubit shkodrane. Nder te tjera, ai ka deklaruar se nuk eshte fajtori kryesor i renies se Vllaznise nga kategoria dhe realisht dicka e tille eshte e vertete pasi gishti i pergjegjesise bie mbi shume aktore ne klubin Vllaznia. Ajo qe bie ne sy ne intervisten e Gjokes jane disa genjeshtra dhe sulme ndaj Shkodres. Fillimisht ai thote se rrogen e pergatitesit atletik e ka paguar ai dhe jo bashkia por realisht faktet tregojne te kunderten. Ja intervista e tij:

Rroga juaj, shumë është përfolur? – Puna e rrogës ishte e tillë: nuk bëra pazar fare për rrogën. Që kur u takova me kryebashkiaken, rroga ishte e caktuar nga bordi mbikëqyrës dhe unë nuk bëra asnjë kërkesë, sepse ishte një telash më vete mbledhja dhe aprovimi i pagave. Pranova të vijoja me rrogën e paraardhësit tim, duke marrë përsipër që edhe rroga e përgatitësit atletik të mbulohej nga ne, sepse më parë ishin 3 persona në staf, ndërsa unë isha vetë i katërt. 

Por si qendron e verteta ? Me poshte jane edhe pagat qe ka perfituar stafi teknik gjate cdo muaji. Pra Gjergji Poloska, Fatjon Tafaj dhe Alfred Osmani jane paguar me 1 milion e 240 mije leke cdo muaj nga bashkia e Shkodres dhe jo nga trajneri Gjoka sic pretendon ai. Nje genjeshter e tuprshme e tij.

Por nuk mbaron me kaq pasi Gjoka ka leshuar vrer edhe ndaj tifozeve te Vllaznise. Sipas tij ne Shkoder nuk i duan te huajt dhe ata nuk trajtohen mire. Ne kete rast, Gjokes duhet t’i kujtojme se te huajt apo “jabanxhinjte” sic i quan ai, ne kete qytet jane trajtuar edhe me mire se sa vendasit. Ne Shkoder kane luajtur futboll, djem nga cdo cep i botes, duke nisur nga Brazili i larget, Argjentina, Meksika, per te vijuar me pas ne Afrike, Azi, Rusi, Ukraine, Slloveni e deri tek shtetet me te aferta me italian dhe gjerman dhe te gjithe kane kujtime fantastike ne Shkoder pasi jane trajtuar si mbreter.

Gjoka për jabanxhinjtë: As Roberto Karlos nuk do bënte hajër në Shkodër Në media ka pasur edhe sulme ndaj lojtarëve joshkodranë, duke nisur nga Mersini, i shënjestruar që në fillim, nga tifozë të caktuar dhe nga gazetarë të caktuar, ndërkohë që edhe Shtubina e sulmoi ashpër ditët e fundit. Përgjigja e Gjokës në lidhje me këto sulme: “Mendoj se edhe sikur Roberto Karlos në rininë e vet të vijë te Vllaznia, nuk ka për të bërë hajër në këto kushte. Për sa i përket grupit, i ka pranuar pa asnjë problem jabanxhinjtë, u ka ndenjur shumë afër, falënderoj edhe kapitenin e skuadrës i cili ka qenë element shumë pozitiv në këtë aspekt. Jabanxhinjtë besoj se janë munduar të bëjnë maksimumin e tyre, po të kishin bërë gjithçka mirë do e kishin realizuar misionin, por mendoj se të gjithë bashkë kemi faj, por jo vetëm jabanxhinjtë. Është e turpshme të veçohen lojtarë të caktuar, nuk është hera e parë që ndodh, edhe vjet po ashtu ka ndodhur, kjo ndarje është diçka shumë e keqe dhe nuk dua të merrem fare me këtë luftë, këtë histori që do më mbetet një kujtim i hidhur përgjithmonë.

K.Zhivani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here