Monday, June 17, 2024
Home Aktualitet “Ji i guximshëm”, dëshmitarët e Jehovait mesazhe për të forcuar martesën në...

“Ji i guximshëm”, dëshmitarët e Jehovait mesazhe për të forcuar martesën në Kongres

0
702

Përmes një Kongresi 3 ditor, dëshmitarët e Jehovait përcollen mesazhet e tyre që kanë bazë familjen e shëndetshme. Kumtesat ishin për të bërë përpjekje për të shmangur problemet dhe fenomenet sociale si droga, dhuna dhe divorcet.

Kongresi 3 ditor i dëshmitarëve të Jehovait pati për qëllim përcjelljen e mesazheve edukuese në emer të familjes dhe shmangien e problemeve që çojnë deri në divorce. 

‘Ji guximtar’, është mesazhi përtej një raporti, është mesazhi për zgjedhjet që duhet të bëjë të rinjtë, heqja dorë nga veset deri në substancat e ndaluara dhe promovimi i vlerave më të mira, bazuar në shkrimet e Biblës.

Bashkëshortët Fatos dhe Antonina Gramo ishin pjesëmarrës të këtij Kongresi dhe ndanë këtë përshypje.

Fatos Gramo: Ka shumë familjarë, ka shumë të reja, shumë të rinj këtu që janë të pranishëm këtu.Një i ri duhet të marrë vendime të guximshme për të zgjedhur shoqërinë, për të zgjedhur sesi të bëjë një periudhë njohje të sukseshme. Një familjar, kryefamiljar duhet të marrë vendime për fëmijët e tij se çfarë shkolle duhet të zgjedhin.

Antonina Gramo: Një nga gjërat që mua më pëlqen shumë është respekti që ka Bibla kur tregon aspektin që ka burri ndaj gruas, që është ndjenja e dashurisë më të lartë që duhet të ketë dhe pastaj aspekti i gruas ndaj burrit që është respekti që gruaja duhet ta tregojë në shkallën më të lartë.

Në këtë Kongres sipas këtij besimi fetar pati rreth 6000 pjesëmarrës, me kumtesa të dëshmitarëve nga Shqipëria dhe të huaj.

Pas mesazheve, ritet vazhduan me pagëzime dhe shembujt për të gjitha ata që kanë bërë përpjekje dhe  kanë guxuar të ndryshojnë jetën e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here