Nesër për plazh? Njihuni më parë me parashikimet e motit

0
769

RESHJET – Sot pasdite (e shtunë, dt.02) dhe nesër (e diel, dt.03) pritet të ketë reshje të dobëta në një pjesë të qarqeve dhe lokalisht të dobëta në pjesën tjetër. Sipas IGJEUM: Reshjet priten kryesisht në pjesët kodrinore-malore të qarqeve, gjatë orëve të mesditës. Në zona shum? të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate.

TEMPERATURAT – Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • në bregdet: 20 / 27 °C
  • në vendet e ulëta: 18 / 31 °C
  • në vendet malore: 14 / 24 °C

ERA – Sot pasdite dhe nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë orëve të pasdites.

ZJARRET NË PYJE – Sot pasdite dhe nesër pritet rrezik “I MODERUAR” në qarkun Fier dhe rrezik “I ULËT” në qarqet Durrës, Tiranë dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). N? zona t? kufizuara pritet rrezik “I MODERUAR” në qarqet Kukës (Lindje), Durrës (Perëndim), Tiranë (Perëndim), Elbasan (Lindje) dhe Vlorë (Veri dhe Jug) dhe rrezik “I ULËT” në qarqet Shkodër (Perëndim), Lezhë (Perëndim) Berat (Perëndim) dhe Gjirokastër (Perëndim) . Pjesa tjetër e territorit “S’KA RREZIK”. Rreziku do të jetë më i lartë gjatë mesditës së nesërme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here