Kanabisi mund të ndihmojë në kurimin e ekzemës së lëkurës

0
715

Kërkime nga Shoqëria Kombëtare e Ekzemave në Amerikë tregojnë se kanabisi mund të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të lëkurës, shkruan “The Sun”

Dermatologët në Amerikë kanë bërë gjthashtu kërkime që e mbështesin metodën.

Zbulimet tregojnë se kanabinoidsët kanë përbërës anti-mikrob dhe anti-inflamatorë, të cilët futen në receptorët e lëkurës kur aplikohet locioni dhe mund të ulë irritimin dhe skuqjen.

Ai gjithashtu mund të ndihmojë në kontrollin e bakterit që shkakton irritim të lëkurës.

Dermatologët thonë se është një alternativë e mirë për trajtimin e dermatitit atopik, që është edhe ekzema më e zakonshme.

Por kjo nuk ka lidhje me tymosjen e kanabisit, pasi kjo nuk e ndihmon ekzemën, duhet aplikuar vetëm si vaj.

Shkencëtarë nga Universiteti i Kolorados kanë nisur gjithashtu provat mbi një përbërje në drogë për të përcaktuar nëse mund të luftojë kushtet e zakonshme të lëkurës si ekzema dhe psoriasis.

Ata besojnë se CBD, e cila nuk shkakton ‘drogim’, mund të ofrojë shpresë për miliona njerëz që vuajnë nga ekzemat apo psoriaza.

Përbërësi anti inflamator, i njohur zyrtarisht edhe si cannabidiol, është mbështetur tashmë, për shumë benefite që ka, edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shefat e Shëndetit Botëror dhanë një faturë të pastër shëndetësore në një raport të publikuar në Dhjetor dhe deklaruan se nuk ka rezultate negative.

Firma  Holland & Barrett tashmë ruan një formë vaji të këtij përbërësi, i cili është i ligjshëm të blihet në Mbretërinë e Bashkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here