Shkoder
Me datë 03.06.2018, në ora 10:20, jemi njoftuar se në fshatin Rragam, Shkodër, është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. H, 49 vjeç, banues në fshatin Rragam, i cili ndodhet tek Urgjenca e Spitalit Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Falë veprimeve të shpejta hetimore të Policisë së Shkodrës është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit Ludovik Ahmataj 61 vjeç.
Po kryhen veprime me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.