Monday, June 17, 2024
Home Politikë 21 janari apo 26 maji, mazhoranca dhe opozita përplasen në komisionin e...

21 janari apo 26 maji, mazhoranca dhe opozita përplasen në komisionin e Medias

0
591

Komisioni i Medias është përfshirë sot në debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës. Gjatë debateve deputetët kanë sjellë në vëmendje edhe protestën e 21 janarit, ku opozita fajson Ramën për dhunë, ndërsa mazhoranca akuzon qeverinë e atëhershme për vrasjen e 4 protestuesve.

Debatet më të ashpra kanë qenë mes deputeti Fidel Ylli dhe kryetares së Komisionit Albana Vokshi.

Fidel Ylli: Pse më ndërpret, foli 40 minuta…

Albana Vokshi: Do flasësh apo të ta heq fjalën

Fidel Ylli: Po nuk ma heq dot fjalën

Albana Vokshi: Ta heq që çke me të

Fidel Ylli: Në botë nuk ma heq fjalën

Albana Vokshi: Dhe ki kujdes me ato që flet. Vrasës është ai atje përballë. Ai i ka vrarë 4. Ju i sollët

Fidel Ylli: Po gazetarin kush e solli

Albana Vokshi: Kërkoini falje atyre, mos hajdeni këtu dhe na thoni në vrasës. Do lasësh apo të ta heq fjalën. Folë për dhunën

FIdel Ylli: Po smë lini ju se ju djeg

Albana Vokshi: Sot jeni shumë rëndë dhe po e tregoni me fyerjet dhe shantazhet ndaj opozitës. Ti nuk na shantazhon.  Folë po mos fyej se unë ta heq fjalën

Fidel Ylli: Po lerë se nuk ma heq dot fjalën ti

Albana Vokshi: Fol për dhunën e ushtruar me urdhër të Ramës dhe Xhafajt.

Fidel Ylli: Vjen dikush një gazetar për të bërë viktimën, mua më vjen keq për atë.

Albana Vokshi: Ia kanë dhënë këtë detyrë Fidelit sot se është sportist

Albana Vokshi: Kolegë të mazhorancës hiqni dorë për të sabotuar këtë komision, hiqni dorë na lini të vazhdojmë të rendi i ditës. Sado urdhëra të kesh marrë nga zyra përballë nuk do e prishësh.

Fidel Ylli: Gjithë rezymeja që unë bërë dhe solla disa fakte lidhet me personin në fjalë. Personi në fjalë viktimzohet, krijon dhunë, nuk bën detyrën e gazetarit por shkon dhe shkul hekura dhe godet policinë. Unë këtë them që në një rast që ne, gazetarët bënin detyrën e tyre duke ndenjur aty, shkruanin dhe  quanin puçistë dhe i thërrisnim në komision, ndërsa sot thërrasim një njeri që viktimizohet për të qenë viktimë e dhunës së policisë, ndërkohë që ai quan kolegët e tij puçistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here