Humbjet e pësuar së fundmi mund të sjellin largimin e Christian Panuccit nga pankina e kombëtares shqiptare.
Sipas medias italiane, “FantaGazzetta” tekniku mund të largohet menjëherë, pasi skuadra e drejtuar prej tij pësoi 7 gola, përkatësisht tre nga Kosova dhe 4 nga kombëtarja ukrainase në dy miqësoret e zhvilluara në javën që sapo lamë pas.
Për Panuccin, humbja kundër Ukrainës ishte disfata e pestë e pësuar që kur ai është në krye të Shqipërisë.
Në 5 ndeshjet e fundit, kuqezinjtë kanë pësuar janë 12 gola, pak më shumë se 2 për takim.
Deri tani, Panucci ka arritur vetëm një fitore, pikërisht atë ndaj Lichtenstein në debutim.