Maturantet nisin provimet, gjuha e huaj testi i pare qe 2200 te rinj ju nenshtruan ne 15 qendra

0
1383

 

Provimi i gjuhës së huaj, ka shënuar çeljen e sezonit të provimeve të maturës shtetërore. 2200 të rinj të drejtorisë arsimore të Shkodres janë testuar për dijet e marra në 15 qendra administrimi, ku në secilën përveç përfaqesuesve të DAR, ndodheshin edhe mbikçyrësit e ministrisë së Arsimit.

Numri i pyetjeve dhe zgjatja e orës së provimit kanë qënë të njëjta si vitet e shkuara, por ndryshimi i vetëm ishin sallat e administrimit. Sivjet provimi është mbajtur në palestra, koridore shkollash dhe salla të mëdha, jo në klasa. Gjatë proçesit nuk janë konstatuar probleme, që të sjellin penalizimin e të rinjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here