Rreziku nga semundjet kardiovaskulare, Smajlaj: 30 vizita ne dite, ndikim stili i jeteses

0
791

Rritja e temperaturave jep menjëherë efektet e para tek të sëmurët kronikë, por jo vetëm. Vitet e fundit një nga shqetësimet që ka vënë në alarm bluzat e bardha janë shtimet e sëmundjeve kardiovaskulare. Ndikimin më të madh po e jep stili i jetesës dhe në ditë numri i pacienteve që paraqiten në urgjencë shkon në 30 persona.

Mjekët këshillojnë të tregohet kujdes maksimal. Shefi i kardiologjisë Smajlaj apelon sa më shumë aktivitet fizik, shmangie të daljeve në pikun e vapës dhe konsum të lartë të lengjeve.

Nëse deri përpara pak vitesh flisnim për moshat mbi 45 vjeç që prekeshin nga sëmundjet e zemrës, sot ato nuk po kursejnë as të rinjtë. Rastet e fundit të atakut kardiak në këto mosha kanë alarmuar institucionet shendetësore, të cilat kërkojnë kujdes dhe mosneglizhim të asnjë shqetësimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here