Siguria në punë, Shqipëria nuk ka ekspertë të sigurisë dhe shëndetit

0
1067

Siguria në punë në vendin tonë nuk zbatohet për tre arsye kryesore: Kemi mungesë të ekspertëve  të sigurisë dhe të shëndetit, nuk kemi zgjedhje të ndershme sa i përket përfaqësuesve të punëmarrësve si dhe këta të fundit nuk njohin të drejtat e tyre. Kjo u tha në Komisionin Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, këtë të hënë, gjatë seancës dëgjimore në lidhje me zbatushmërinë e ligjit “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”.

“Çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë në Shqipëri duhet të shihen në tre aspekte. Aspekti i parë është përfshirja e punëmarrësve në çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë. Ne në Shqipëri nuk kemi ekspertë të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe nuk kemi kompani të sigurisë dhe shëndetit. Ne na mungon ndërgjegjësimi”, u shpreh Frosina Gjino, Drejtore Ekzekutive e AOSHC.

Një tjetër problematikë në këtë aspekt ka të bëjë me mungesën e mjekut të punës me kohë të plotë në ndërmarrjet me 50-250 të punësuar.

“Nuk respektohet puna me kohë të plotë të mjekut, kryesisht në ndërmarrje me 50 deri në 250 punonjës në sektorë me procese punësh të vështira, fabrika, uzina, miniera, porte etj. Por edhe në fasoneri, në ndërmarrje me mbi 250 punonjës të punësuar, pra kemi mungese të mjekut me kohë të plotë. Thuajse në të gjitha ndërmarrjet mungojnë kartat e shëndetit të punonjësve, qoftë për vizitën e parë, qoftë edhe për vizitat periodike që ligji i detyron që të kryhet”, tha President i KSSH, Kol Nikolla.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe i Përkujdesjes Shoqërore ka 94 inspektorë, ku 2/3 e tyre  janë jashtë profilit, të patrajnuar dhe pa arsimin përkatës. Numri i ulët i tyre e ka të pamundur që të kontrollojë të gjitha ndërmarrjet në vend, ndërkohë që vihet në pikëpyetje edhe cilësia e kontrolleve. Gjatë vitit 2018 janë marrë vetëm tre masa ndëshkimore për mosrespektimin e parametrave të sigurisë në punë nga punëdhënësit, u tha në komision.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here