Monday, June 17, 2024
Home Aktualitet Vettingu, sot vendimi për gjyqtaren Marçela Shehu

Vettingu, sot vendimi për gjyqtaren Marçela Shehu

0
589

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë sot në orën 10:00  vendimin për gjyqtaren e Kurbinit Marçela Shehu.

Në seancën dëgjimore të 1 qershorit KPK konstatoi se subjekti ka qene bashkepunues, teksa relatori Komici tha se bazuar në deklarimet e ILKPI gjyqtarja justifikon pasurinë, nuk ka bërë fshehje të pasurisë dhe as deklarim të rremë.

Sa i takon vlerësimit të figurës, Komici tha se DSIK ka kryer vlerësimin dhe ka derguar nje raport ku konstaton përshtatshmërinë e Marçela Shehut.

Vetë gjyqtarja Marçela Shehu tha se është njohur me hetimin dhe verifikimet  e KPK-së ndaj saj dhe është dakord me punën e kryer prej Komisionit, duke kërkuar konfirmimin në detyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here