Dita Botërore e Mjedisit, Klosi apel qytetarëve: Stop përdorimit të qeseve plastike!

0
643
AM38GT Man looking at bill in grocery store. Image shot 2007. Exact date unknown.

Dita Botërore të Mjedisit e gjen Shqipërinë me një vendim shumë të rëndësishëm siç është ai për heqjen nga qarkullimi të qeseve plastike të padregradueshme.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se natyra nuk mund të mbrohet vetëm me një vendim qeverie dhe për këtë  u bëri apel qytetarëve dhe bizneseve që t’i japin fund përdorimit të qeseve plastike.

Klosi: Qytetarët vetë duhet të refuzojnë të përdorin qeset të cilat nuk janë të biodegradueshme, të refuzojnë të përdorin qese të cilat kur hidhen në vendgrumbulime e mbetjeve mbeten aty për mbi 100 vjet dhe kudo nëpër Shqipëri një nga problemet më të mëdha të ndotjes të Mjedisit apo të papastërtisë janë qeset plastike. Po të degjosh nga ana tjetër komunitetin e biznesit ata ankohen se u rritet kostoja qeseve plastike. Por në fakt kjo politikë është pikërisht për të rritur kosto dhe për të eliminuar në një mënyrë apo tjetër përdorimin e qeseve. Ne kërkojmë që të mos ketë më qese.

Ministri u ndal edhe tek trajtimi i ujrave të zeza ku përsëriti apelin ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre përgjatë vijës bregdetare.

Klosi: Kemi debatin me depuratorët. Me pedagogët kemi folur që prej disa vitesh tentohet në Shqipëri që të futet kjo lloj teknologjie dhe e kemi thënë që nga 1 qershori Inspektoriati i Mjedisit ka filluar në të gjithë Shqipërinë që të evidentojë dhe nuk janë shumë bizneset të cilat përdorin ujin e bregdetit drejtpërdrejt. Janë më pak sesa 30 por shumë prej tyre nuk kanë akoma lejen mjedisore. dhe shumë të tjera akoma vazhdojnë të kenë sistemin e gropave septike të cilat mund të kenë qenë zgjidhje për periudhën tranzitore por nuk mund të jenë më zgjidhje për një Shqipëri të pastër.

Deklaratat Klosi i bëri gjatë një takimi me pedagogë, studentë dhe ekspertë të Mjedisit, nga ku theksoi rëndësinë që ka mendimi intelektual në politikat që ndërmerr qeveria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here