Mjedisi, ambientalistët të shqetësuar: Janë ndërtuar 540 HEC-e

0
572

Ekspertët e çështjeve mjedisore në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë ngritën shqetësimin se janë ndërtuar dhe janë vënë në punë 540 hec-e. Sipas ambientalistëve, lejimi i ndërtimit të tyre ka bërë që lumenjtë të shkojnë drejt shkatërrimit dhe ujërat termal të thahen. Ata ngritën shqetësimin se nga këto Hec janë dëmtuar edhe zona të mbrojtura. 

Në ditën botërore të mjedisit, ekspertët e këtij sektori, ambientalistë parashtruan një sërë problemesh që ata i konsiderojnë katastrofa në mjedis nga ndërtimet e HEC.

Nese studimet e ekspertëve gjatë sistemit të dikatraturës filsnin për ndërtime të 83 HEC-e që mund të përballojnë ujërat tona, dhe kjo shifër mund të shkonte maksimalisht në dyfishim të saj pra në 166, aktualisht nr i tyre i ka kaluar këto statistika.

Janë ndërtuar dhe vënë në funksion 540 HEC-e, që për ambientalistët do të thotë se situata është më shumë se shqetësuese. Sipas tyre po shktërrohen lumenj, po thahen ujërat termal.

Një tjetër shqetësim i ambientalistëve ishin  proceset e gjata gjyqësore dhe vendimet e gjykatës në favorë të ndërtuesve të HEC.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here