Reagon Paloka:Drejtesia ne kolaps…

0
534

Deputeti i PD, njëherazi nënkryetari i demokratëve Edi Paloka përmes një reagimi në rrjetet sociale sulmon nënkryetaren e Kuvendit Vasilika Hysi të cilën e cilëson si “avokaten” e kryeministrit.

Paloka thotë se mbrëmë, e ftuar në nga studiot televizive, Hysi bëri dy deklarata skandaloze siç i cilëson ai.

“E pyetur për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe rrezikun që kjo situatë të verifikohet dhe me Gjykatën e Lartë, avokatja e Rames u përgjigj me qetësi se asnjë problem nuk krijohet…

Edhe në diktaturë, gjykatat funksiononin qoftë dhe formalisht. Në “shtetin” e Ramës dhe Vasilikës nuk paska nevoë…”, shkruan Paloka.

REAGIMI I PLOTË:

Drejtesia ne kolaps. Del ne skene prape avokatja e kauzave te deshperuara: Nuk ka asnje problem qe vendi eshte pa Gjykate Kushtetuese, madje nuk ka problem po mbeti dhe pa Gjykate te larte…

E kam shkruajtur ne nje tjeter status qe Rama perdor dy “avokate” per ceshtjet e pambrojteshme. Te parin perdor Ballen qe ka pafytyresine si tipar dallues dhe kur ceshtja eshte aq e rende sa as i pafytyri nuk e merr persiper, nxjerr “juristen” qe e ka vene nenkryetare Parlamenti vetem qe ta perdor kur i duhet.

E vene perballe nje gazetareje mbreme , perfaqesuesja e Rames beri te pakten dy deklarata skandaloze me qetesi absolute.

E pyetur per mosfunksionimin e Gjykates Kushtetuese dhe rrezikun qe kjo situate te verifikohet dhe me Gjykaten e Larte, avokatja e Rames u pergjigj me qetesi se asnje problem nuk krijohet…

Edhe ne diktature, gjykatat funksiononin qofte dhe formalisht. Ne “shtetin” e Rames dhe Vasilikes nuk paska nevoje…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here