Arlind Kalaja është zyrtarisht një lojtar i Kukësit. Sulmuesi shkodran është prezantuar ditën e sotme, teksa ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Kukësit në Facebook, që ka postuar edhe fotot e prezantimit të shkodranit, duke shkruar:
“Pas bisedimeve dhe arritjes së marrëveshjes, FK Kukësi ka nënshkruar me futbollistin Arlind Kalaja. Sulmuesi shkodran, që bën edhe rolin e mesfushorit, i bashkohet skuadrës për ndeshjet në kupat e Europës.
Kalaja, që më parë ka luajtur me Vllazninë, ka firmosur një kontratë dyvjeçare me FK Kukësi. I urojmë 22-vjeçarit mirëseardhjen tek ekipi ynë dhe suksese! FK Kukësi do të njoftojë ditë pas dite përforcimet e tjera. FORCA KUKËSI!” thuhet ne njoftimin e Kukesit