Institucionet perballe te drejtes per informim, Komisioneri takim ne “GHE” me drejtuesit vendor te rajonit verior

0
641

 

Megjithëse janë bërë hapa para, sërish shumë institucione kanë probleme sa i përket zbatimi të ligjit mbi të drejtën e informimit dhe të dhënave personale. Fakt ky që pranohet nga komisioneri Besnik Dervishi, i cili ishte në Shkoder në një takim me drejtues vendorë dhe përfaqësues të institucioneve rajonale. Tryeza e organizuar në “Grand Hotel Europa” me mbështetjen e OSBE-së, kishte fokus trajtimin në balancë të të drejtave në legjislacionin Shqiptar.

Duke ju referuar shifrave, Dervishi pranon se realiteti i sotëm është ndryshe nga ai dje, por sërish duhet punuar që institucionet ta kuptojnë se e drejta për informim është detyrim.

Për të pranishmit nuk munguan shembujt konkret, ku trajtohej problematika dhe mënyra e zgjidhjes së ankeses. Përmbushja në kohë e detyrimeve të legjislacionit në fuqi forcon kulturën e transparencës dhe llogaridhenies së autoriteteve publike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here